7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ndërron jetë miku i madh i Kosovës, zëvendëskancelari i Austrisë, Erhard Busek

Rekomandime

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare miku i madh i Kosovës, Erhard Busek. Lajmin e ka dhënë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Busek njihet si një nga miqtë më të mëdhenjë të Kosovës, në kohën kur shteti jonë kishte më së shumti ndihmë nga shtetet aleate.

- Advertisement -

Diplomati austriak e kishte bërë vizitën e parë zyrtare në Kosovë në vitin 1987.

“Me keqardhje dëgjova lajmin e hidhur për vdekjen e mikut tim dhe të Republikës tonë, Erhard Busek. Është një humbje e madhe për Austrinë, për Kosovën, por edhe për Evropën. Busek do të mbetet në historinë tonë më të re, si njëri ndër miqtë më të mëdhenj të vendit tonë në kohërat më të vështira të ekzistencës. Bashkë me Ministrin e Jashtëm Alois Mock dhe diplomatin Albert Rohan, ai ishte fuqia prijëse dhe shtytëse e Kosovës. Njeriu i cili shkroi vet historinë duke hapur dyert e universiteteve austriake për studentët nga Kosova, kur të gjitha shtetet tjera evropiane i mbanin ato mbyllur. Që nga vizita e tij e parë në Kosovë më 1987 dhe takimet me elitën politike dhe kulturore të Kosovës, ai ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm për çështjen e Kosovës. Përjetësisht mirënjohës angazhimit të tij për Kosovën! Prehu në paqe mik dhe privilegj jetësor të të njihja prej vitesh nga afër” shkruan Ajeti në njoftim.

Busek nga viti 1991 deri në vitin 1995, ai ishte zëvendëskancelar dhe kryetar i Partisë Popullore të Austrisë, më parë edhe sekretar i përgjithshëm i saj.

- Advertisement -

Së fundmi ai ishte kryetar i bordit të Institutit për Rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore (IDM). Në paraqitjet dhe intervistat televizive, ai vazhdimisht i komentoi ngjarjet aktuale në partinë e tij. Ai e quajti një gabim, kandidatin e atëhershëm presidencial Andreas Kohl dhe ish-kancelarin Schallenberg.

Ai e filloi karrierën e tij në Partinë Popullore të Austrisë në vitin 1964, teksa në vitin 1969 u bë zëvendëssekretar i përgjithshëm. Në vitin 1975, derisa kancelar ishte Bruno Kreisky, ai u zgjodh kryetar i kësaj partie. Në vitin 1995, ai u bë kryetar i IDM-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit