16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kusari-Lila: S’kemi pranuar kërkesë nga Serbia për mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë

Rekomandime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Kosova nuk ka pranuar kërkesë nga Serbia, për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve në prill.

“Përgjigjja e institucioneve të Kosovës është që vetëm në një pranim të kërkesës zyrtare nga shteti i Serbisë drejtuar shtetit të Kosovës, me kërkesë bazuar në ligjet e aplikueshme të Kosovës dhe në praktikat evropiane, do të shqyrtohej ajo kërkesë dhe do të mirrej vendimi pro apo kundër mbajtjes së zgjedhjeve. Deri në këto momente ne nuk kemi një kërkesë nga Serbia për mbajtje të zgjedhjeve, ka kërkesë drejtuar institucioneve ndërkombëtare por në Kosovë, autoriteti sovran është Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Kusari-Lila.

- Advertisement -

Ndërsa sa i përket dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se ka një kërkesë për të diskutuar për rritje të çmimeve.

“Kemi një kërkesë nga grupet parlamentare të diskutohet për rritje të çmimeve dhe situatën e krijuar në vend”, tha ajo.

Kërkesa për debat parlamentar ishte me 40 nënshkrime, teksa mbajtja e saj do të përcaktohet nga deputetet që kanë nënshkruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit