7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ministria e Shëndetësisë rrethohet me shirita me mbishkrimin “rrezik”

Rekomandime

Organizata “Studim, Kritikë, Veprim” ka mbajtur aksion simbolik para objektit të ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas kësaj organizate, neglizhenca e MSH’së po reflekton në numrin e madh të personave që po vdesin nga koronavirusi në vend.

- Advertisement -

“Aktiviteti i sotëm nuk ka nevojë për shumë shpjegim. Neglizhenca e saj po del të jetë me pasoja vdekjeprurëse”.

“Sot kur po flasim kemi mbi 12 mijë raste pozitive me Covid-19 dhe numri i vdekjeve ka arritur shifrën në 482”.

“Me ketë qasje Kosova është shndërruar me vdekje në 1 milion banorë. Pak javë më parë ishim vendi i parë në botë në këtë drejtim”.

- Advertisement -

“Përveç menaxhimit katastrofal kjo ministri nuk e ka vlerësuar punën e studentëve dhe mjekëve vullnetarë që ndihmuan pa pagesë”, deklaruan nga kjo organizatë, duke shtuar se profesionistët shëndetësor nuk po respektohen nga Qeveria.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit