Gjykata Kushtetues të enjten në mbrëmje ka vendosur që t`i jap të drejtë dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçit për mandatimin për kryeministrin e ri të vendit.
Së shpejti pritet që të thirret seanca për votimin e Qeverisë së ardhshme e cila kandidat për kryeministër e ka Avdullah Hotin e LDK-së.
Pjesë e kësaj Qeverie nuk do të jetë Aleanca Kosova e re, kështu ka njoftuar Naim Murseli, këshilltari i Behgjet Pacollit.
Postimi i plotë:
AKR ka vendosur të mos jetë pjesë e Qeverisë së re, por i uron sukses z. Hoti.