Nisma Socialdemokrate është në pritje të vendimit zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për procedimin e mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, në një intervistë për EO tha se kjo parti e ka mirëpritur vendimin e së enjtes nga Gjykata Kushtetuese, derisa kërkoi që edhe partitë tjera politike që të respektojnë aktgjykimin.Shala njoftoi se i kanë nënshkruar marrëveshjet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për planin qeverisës.
“Nisma Socialdemokrate ka mirëprit vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht kërkojmë nga gjitha subjektet politike të respektojnë një vendim të tillë. Të vazhdohet tradita e respektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Besojmë se shumë shpejt posa të dalë në plotësi vendimi atëherë te procedojmë si koalicion për formimin e Qeverisë së re”, u shpreh Shala.Ai tha se si koalicion i kanë mbi 62 numra për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë në bashkëpunim me AAK-në, Listën Serbe e minoritetet e tjera.
Mes tjerash, Shala bëri të ditur se Nisma do të ketë postin e zëvendëskryeministrit si dhe Ministrinë e Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale.
“Ne jemi në kontakt permanent, kemi kontaktuar edhe dje pas daljes se vendimit. Po sa të marrim në plotësi zyrtarisht aktgjykimin procedojmë me formimin e Qeverisë.“Ne jemi dakorduar, kemi marrëveshje të nënshkruara edhe për programin e ri qeverisës. Numrat janë nënshkrimet janë mbi 62 deputetëve për thirrjen e seancës”.“Sa i përket ndarjes së pozitave në Qeverinë e re, marrëveshja është e përfunduar nga Nisma qeveria e ardhshme do të udhëhiqet me postin e zëvendëskryeministrin, ministrinë e Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe në poste të zëvendësministra.Ndër të tjera, Shala shtoi se Nisma ende nuk ka vendosur për emrat e ministrive, por para seancës do të bëhen publik.“Nisma ende nuk i ka vendosur emrat për ministra, besoj shumë shpejt, para se të thirret seanca për formimin e Qeverisë se re, emrat do të jenë publik”, tha ai.