9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Libri i botuar për të, reagon Agim Bahtiri: Janë shpifje se libri është paguar me paratë e Komunës

Rekomandime

Kryetari i Mitrovicës se Jugut, Agim Bahtiri, ka reaguar pas pretendimeve se libri i cili është botuar për të, është paguar me paratë e komunës.

- Advertisement -

Duke e mohuar kategorikisht këtë, Bahtiri ka thënë se asnjë cent, sipas tij, për këtë libër nuk është paguar nga Komuna.“Për shpifjen e tij se libri është paguar me parat e komunës, unë qytetarëve dhe mediave ua bëjë të ditur faktin se asnjë cent për këtë libër nuk është paguar e as që do të paguhet nga komuna.

Para se të publikojnë shpifje të llojit të tij, mediat është mirë që t’i verifikojnë pretendimet e secilit apo të paktën ta kontaktojnë edhe palën tjetër që atakohet, në këtë rast mua”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sqarim për opinionin:

Pas publikimit të kopertinave të librit “Agim Bahtiri – Epokë kthese si kryetar i Mitrovicës 2013-2021” të shkrimtarit Hysen Ibrahimi, një person i dështuar politikisht i është kthyer zanatit të tij të shpifjeve ndaj meje, krejt kjo për shkak se e kam mundur bindshëm në garën për kryetar komune në vitin 2017.

- Advertisement -

Për shpifjen e tij se libri është paguar me parat e komunës, unë qytetarëve dhe mediave ua bëjë të ditur faktin se asnjë cent për këtë libër nuk është paguar e as që do të paguhet nga komuna.

Para se të publikojnë shpifje të llojit të tij, mediat është mirë që t’i verifikojnë pretendimet e secilit apo të paktën ta kontaktojnë edhe palën tjetër që atakohet, në këtë rast mua.

Pra, libri është duke u përgatitur nga shkrimtari Hysen Ibrahimi dhe do të botohet nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi „Papa Klementi XI Albani“.
AB

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit