10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Flasin nga NISMA: Gjendja shëndetësore e Jakup Krasniqit, është e mirë

Rekomandime

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur për gjendjen shëndetësore të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili është në mesin e të arrestuarve nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Në një intervistë për Gazeta Blic, Sherifi, ka thënë se gjendja e Krasniqit është e mirë dhe është e stabilizuar.“Kontaktet me zotërin Krasniqi i kemi private. Kontaktet profesionale lidhur me rastin i mbanë me ekipin mborjtës. Ai është mirë me shëndet dhe është stabilizuar atje, ka qenë i burgosur edhe më herët, ka mbajtur 10 vjet burg dhe jam i bindur që do të gjejë forcë për të përballur siç ka thënë edhe vet këtë padrejtësi. Presim që kjo dramë të përfundojë në favor të të akuzuarve nga Specialja. Gjykata ka qenë padrejtësi historike ndaj luftës së UÇK-së.

Tani duhet të përballemi me instrumentet ligjore që janë në dispozicion, e tani edhe shteti duhet të marrë përgjegjësi që të vërtetën tonë ta trensmetojmë tek kancelaritë e mediat e ajshtme. Duhet të jemi të vetëdijshëm që ndodhitë në Gjykata do të interpretohen edhe në mediat ndërkombëtare. E kemi detyrë që në botë të përsërisim historinë dhe ndodhitë që kanë ndodhur në Kosovë. Në shumë vende janë ndërruar pushtetarët dhe jo të gjithë e mbajnë mend çka ka ndodhë në Kosovë dhe e kemi për detyrë tua tregojmë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe nuk është denuar për krimet e atij shteti”, ka thënë ndër të tjera Sherifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit