Demokracia është ligji demokratik i cili i jep mundësinë popullit që me zgjedhje të lira populli të zgjedhë pushtetit dhe qeverisjen e tij.
Këtë populli e realizon një herë në 4 vite duke dërguar në parlament përfaqësuesit e tij. Mirëpo nëse populli nuk shkon në votime masivisht por në një përqindje të ulët, atëherë është faji i tij për nivelin cilësor të deputetëve.
Kjo pasi politika, politikanët e pushtetarët, ata të cilët janë matrapazë, spekulantë, të korruptuar dhe që duan të ruajnë pozitat dhe pa ndëshkueshmërinë e tyre, ata angazhohen dhe bëjnë maksimumin e mundshëm për t’i fituar zgjedhjet dhe pushtetin, si dhe të realizojnë pamundësinë dhe sabotimin e një qeverisje tjetër, të ndryshme nga e tyrja dhe që është kundër interesave korruptive e personale të tyre.
Kjo ndodhi në Kosovë me 6 Tetor 2019 dhe më pas edhe me mocionin që rrëzoi qeverinë legjitime Kurti”, thotë njohësi i fushës së të drejtës Skënder Kapiti.
Vendimi Gjykata Kushtetuese, për dekretin e Presidentit Thaçi, që u shpall të enjten në mbrëmje, sipas njohësit të së drejtës Skënder Kapitit, është edhe një shpresë e fundit e humbur për qytetarët, në funksion të pritjes për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.
Pas vendimit të Kushtetueses, kapiti thotë se u vërtetua akoma më shumë kapja e madhe që i ka ndodhur shtetit me përmbysjen e rendit Kushtetues, prandaj tash e tutje mbetet në vullnetin e qytetarëve që të zgjohen dhe përfundimisht të distancohen nga kasta e vjetër politike që po vazhdon ta uzurpon e shkatërron shtetin, po e varros demokracinë e njomë e të brishtë kosovare.
“Kur gjendja dhe realiteti demokratik precipiton dhe degradon në autokraci, në një sistem të kapur nga hajnia, krimi, injoranca, korrupsioni dhe anti ligjshmëria, atëherë shpëtimi dhe dalja nga kjo gjendje kërkon angazhim dhe pjesëmarrje të madhe popullore në jetën politike dhe sidomos në votime në mënyrë që vullneti popullor: i lirë, paqësor dhe demokratik të realizojë si ndëshkimin e së keqes ashtu edhe të realizojë edhe zgjedhjen e zgjidhjen e duhur në anën e të mirës së qytetarit, të mirës publike e asaj kombëtare.
Demokracia është ligji demokratik i cili i jep mundësinë popullit që me zgjedhje të lira populli të zgjedhë pushtetit dhe qeverisjen e tij. Këtë populli e realizon një herë në 4 vite duke dërguar në parlament përfaqësuesit e tij.
Mirëpo nëse populli nuk shkon në votime masovikisht por në një përqindje të ulët, atëherë është faji i tij për nivelin cilësor të deputetëve.
Kjo pasi politika, politikanët e pushtetarët, ata të cilët janë matrapazë, spekulantë, të korruptuar dhe që duan të ruajnë pozitat dhe pa ndëshkueshmërinë e tyre, ata angazhohen dhe bëjnë maksimumin e mundshëm për t’i fituar zgjedhjet dhe pushtetin, si dhe të realizojnë pamundësinë dhe sabotimin e një qeverisje tjetër, të ndryshme nga e tyrja dhe që është kundër interesave korruptive e personale të tyre.
Kjo ndodhi në Kosovë me 6 Tetor 2019 dhe më pas edhe me mocionin që rrëzoi qeverinë legjitime Kurti”, thotë njohësi i fushës së të drejtës Skënder Kapiti.
Ai thotë se ndryshimi pozitiv me votë, në zgjedhjet që do të vijnë duhet të jetë akoma më i madh në favor të partive të reja politike, të pa korruptuara, ngase në këtë mandat qeverisës, u shfrytëzua rezultati i ngushtë i partive fituese për ta kontrabanduara votën dhe abuzuar edhe Kushtetutën.
“Nga 120 deputetë gjithsej që ka Parlamenti i Kosovës, 29 prej të cilëve Vetëvendosja, ky rezultat e përfaqësim i saj ishte i vogël dhe minimal, pavarësisht se LVV doli e para si forcë politike.
Llogaria numërore parlamentare nuk i dha mundësinë që Vetëvendosja të qeveriste e vetme dhe të kryente reformimin e sistemit dhe të shtetit ligjor. Koalicioni i LVV me LDK-në ishte dhe mbahej në fije të perit, aq sa për shkarkimin nga Kryeministri Kurti të një ministri të padisiplinuar, LDK-ja me mocion mosbesimi komplotoi me gjithë politikën e vjetër regresive e të korruptuar dhe e rrëzuan qeverinë reformatore, progresive, antikrim e anti-korrupsion të Albin Kurtit.
Dhe e keqja vazhdoi edhe më tej kur Gjykata Kushtetuese politike e Kosovës i dha të drejtë Presidentit të Kosovës, dekretit të tij për formimin e një qeverie nga jo fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve”, thotë Skënder Kapiti.
“Pra, sipas Kapitit, Gjykata Kushtetuese politike me vendimin antiligjor e antikushtetues, pavarësisht kësaj ajo edhe i dha “LEKSIONIN” e madh popullit të Kosovës që: mos rrini indiferent, por nëse e doni ndryshimin, drejtësinë, reformat dhe shtetin ligjor shkoni dhe votoni, merrni pjesë masovikisht në votime në mënyrë që të mos lejoni që në parlament të shkojnë të pamerituarit dhe hajnat, në mënyrë që ata të mos kenë mundësinë që të komplotojë në parlament dhe as në pushtet kundër interesave të popullit e të shtetit.
“Pavarësisht se me 29 deputetë, Vetëvendosja për një periudhë kohore shumë të shkurtër qeverisi, bëri e dha maksimumin për të mirën e ligjit, për të mirën publike e kombëtare.
Nga e keqja politike e politikës së vjetër dhe nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të nxirret mësimi i madh nga votuesit në Kosovë , i cili është ky: rezistoni kundër të keqes politike e publike, dhe kryesore shkoni masivisht në votime!
Shfrytëzojeni, përdoreni demokracinë dhe mbroni patriotizmin, dhe mos lejoni që ato t’ua rrëmbejnë e keqja, korrupsioni, hajnia, injoranca dhe pushteti i pamerituar”, thotë analisti i fushës së të drejtës Skënder Kapiti./Kosova sot