6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Fatmir Limajt i vije ftesa e parë që të rikthehet në PDK

Rekomandime

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Ismail Syla, i cili është këshilltar i Presidentit Thaçi, përmes profilit të tij në Facebook, në 20 vjetorin e themelimit e PDK-së, ka kërkuar rikthimin e Fatmir Limajt në këtë parti.

Syla ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s.

“I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK. URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë i Ismail Sylës:ME SHKASSonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s.

I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK. URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit