11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Profesor Kelmendi: Ja si e instrumentalizuan dhe uzurpuan Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa Gjykatën Kushtetuese

Rekomandime

Gjykata Kushtetuese është vetëm një emërtim i një gjykate të tillë. Ajo në fakt jutakon dy partive politike që i kanë zgjedhur gjyqtarët me kompromise në Kuvendin e Kosovës. Disa gjyqtar dhe gjyqtare kanë qenë anëtar aktiv të LDK-së dhe të PDK-së. Disa të tjerë ishin edhe kandidat të këtyre partive për Kuvend. Thjeshtë është gjykatë e tyre e cila udhëhiqet nga tandemi Thaçi-Mustafa Mbi këtë bazë dhe në faktin e ndikimit të jashtëm duhet shikuar edhe verdiktin e kësaj gjykate lidhur me dekretin e Presidentit. Se kështu është dihet ngaherë. Ndërsa, kush është Thaçi dhe Mustafa, kjo është argumentuar me kohë”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

Për profesorin e së drejtës Muhamet Kelmendin, ish anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës së republikës së Kosovës, nuk ka paraqitur fare befasi lajmi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të dekretit të Hashim Thaçit, që i jep mandat LDK-së së Isa Mustafës për ta formuar Qeverinë e re, duke mohuar të drejtën e shkuarjes në zgjedhje, përmes shkeljes së kushtetutës dhe mos shpërbërjes së Kuvendit.

- Advertisement -

Muhamet Kelmendi thotë se Gjykata Kushtetuese është emër në letër, derisa është instrument i fortë për interesat politike të PDK-së dhe LDK-së, respektivisht, të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Muhamet Kelmendi

Gjykata Kushtetuese është vetëm një emërtim i një gjykate të tillë. Ajo në fakt ju takon dy partive politike që i kanë zgjedhur gjyqtarët me kompromise në Kuvendin e Kosovës. Disa gjyqtar dhe gjyqtare kanë qenë anëtar aktiv të LDK-së dhe të PDK-së. Disa të tjerë ishin edhe kandidat të këtyre partive për Kuvend.

Thjeshtë është gjykatë e tyre e cila udhëhiqet nga tandemi Thaçi-Mustafa Mbi këtë bazë dhe në faktin e ndikimit të jashtëm duhet shikuar edhe verdiktin e kësaj gjykate lidhur me dekretin e Presidentit.

- Advertisement -

Se kështu është dihet ngaherë. Ndërsa, kush është Thaçi dhe Mustafa, kjo është argumentuar me kohë. Mustafa vjen nga sistemi pro jugosllav ku edhe punoi e bëri shumë vepra të rënda penale kundër popullit shqiptar.

Ai bëri diferencime ideo politike dhe ishte bartës i vrasjeve të bëra nga regjimi millosheviqian në vitet1987-1991. Sidomos vrasjet në vitet 1989 u bënë kur ai ishte ministër.

- Advertisement -

Nga viti 1991 e deri në çlirimin e vendit i vodhi sa kishte dëshirë parat e popullit. Pas luftës bëri veprime shumë të dëmshme. Janë me disa vepra në fushën ekonomike dhe financiare që ai i ka lidhur në llogari të familjes së vetë”, thotë Muhamet Kelmendi.

Po aq i përfshirë ne veprime kundër interesit të shtetit, sipas Kelmendit, është edhe Hashim Thaçi. “ Z. Thaçi bëri puq kundër LPK-se dhe UCK-se. Pas kësaj nuk u ndërtua UCK. Keqpërdori mjete të Fondit “Vendlindja Thërret”.

U bë shume i pasur nga hiqi. Organizoi dhe shkatërroi UCK-në në vitin 1999 dhe u bë bashkëveprues në spastrimin e veriut të Kosovës. Ndërtoi shumë komuna serbe, vuri thonjëzat në Shtetin e Kosovës dhe është themeluesi më i madh i Gjykatës Speciale në Den Hag.

Formoi Listën Serbe, bëri amnestimin e kriminelëve të “Rojës së Urës” dhe po punon për ndarjen e copëtimin e Kosovës.

Këtu qëndron edhe fakti pse nga Gjykata Kushtetuese u vendos për dekretin e tij”, thotë Muhamet Kelmendi.

SipasKelmendit, Thaçit dhe Mustafës iu duhet ky Kuvend dhe kjo Qeveri e LDK-së sepse vetëm me këtë Qeveri dhe Kuvend, mendojnë këta dy element armiqësor, se mund të bëhet marrëveshje me shtetin serb kundër së cilës pritet të zhvillohen protesta dhe demonstrata të fuqishme popullore.

Këtej jemi verdiktin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbetet shumë për të dëshiruar se si do të zhvillohen ngjarjet. Priten demonstrata dhe protesta. Dëshira është që ato të jenë paqësore.

Por, në këto kushte, përkatësisht me taborret e krijuara, nuk del ndonjë perspektivë e qartë dhe liridashëse. Personat e kapur nuk do të largohen nga rrugët e përcaktuara konfliktuoze.

Nuk ka interes që kjo të ndodhi. Këtej janë edhe qëndrimet e faktorëve ndërkombëtar.

Ata dëshirojnë një Qeveri të Thaçit e Mustafes. Dhe, këtu edhe kanë punuar”, thotë Muhamet Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit