Kandidati për kryeminsitër të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se qeveria do të koordinohet me partnerët ndërkombëtar, që të largohen pengesat në dialogun Prishtinë – Beograd.
I njëjti thotë se vetëm në këtë mënyrë avancohet me pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Qeveria e re e Kosovës do të koordinohet me partnerët për të larguar pengesat në dialog. Vetëm në këtë mënyrë ne do të avancojmë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ta largojmë alibinë e Serbisë për shtyrjen e marrëveshjes për njohje reciproke”, ka shkruar kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
We need to support dialogue. The new Gov of Kosovo will coordinate with Kosovo’s partners, removing obstacles to dialogue. Only this way do we advance Kosovo’s position in the international arena and remove from Serbia the alibi to delay the agreement on mutual recognition.
— Avdullah Hoti (@Avdullah) May 31, 2020
Në këtë postim ka reaguar e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi – Goodman e cila i ka drejtuar një pyetje Hotit.
Krasniqi – Goodman e ka pyetur Hotin se çfarë do të bënte ai si kryeministër i ri për të mbajtur përgjegjës qeverinë e Serbisë për krimet e luftës të kryera në Kosovë.
“Unë do të doja të di se çfarë ju do të bëni si kryeministër i ri për të mbajtur përgjegjës qeverinë serbe për krimet e rënda të luftës të kryera në Kosovë”, shkruan ajo.
We need to support dialogue. The new Gov of Kosovo will coordinate with Kosovo’s partners, removing obstacles to dialogue. Only this way do we advance Kosovo’s position in the international arena and remove from Serbia the alibi to delay the agreement on mutual recognition.
— Avdullah Hoti (@Avdullah) May 31, 2020
Hoti deri më tani nuk i ka kthyer përgjigje në këtë pyetje Krasniqit, megjithatë, në debat është përfshirë edhe këshilltarja e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Furtuna Sheremeti. Ajo iu është përgjigjur pyetjes së Krasniqit.
”Të tregoj unë çka. Atë që e kanë bërë për të gjitha ato vite sa kanë qenë në pushtet. ASGJË”, ka shkruar Sheremeti.