5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vasfije Krasniqi ka një pyetje për Avdullah Hotin si Kryeministër, i përgjigjet Këshilltarja e Kurtit

Rekomandime

Kandidati për kryeminsitër të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se qeveria do të koordinohet me partnerët ndërkombëtar, që të largohen pengesat në dialogun Prishtinë – Beograd.

I njëjti thotë se vetëm në këtë mënyrë avancohet me pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Qeveria e re e Kosovës do të koordinohet me partnerët për të larguar pengesat në dialog. Vetëm në këtë mënyrë ne do të avancojmë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ta largojmë alibinë e Serbisë për shtyrjen e marrëveshjes për njohje reciproke”, ka shkruar kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në këtë postim ka reaguar e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi – Goodman e cila i ka drejtuar një pyetje Hotit.

- Advertisement -

Krasniqi – Goodman e ka pyetur Hotin se çfarë do të bënte ai si kryeministër i ri për të mbajtur përgjegjës qeverinë e Serbisë për krimet e luftës të kryera në Kosovë.

“Unë do të doja të di se çfarë ju do të bëni si kryeministër i ri për të mbajtur përgjegjës qeverinë serbe për krimet e rënda të luftës të kryera në Kosovë”, shkruan ajo.

- Advertisement -

Hoti deri më tani nuk i ka kthyer përgjigje në këtë pyetje Krasniqit, megjithatë, në debat është përfshirë edhe këshilltarja e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Furtuna Sheremeti. Ajo iu është përgjigjur pyetjes së Krasniqit.

”Të tregoj unë çka. Atë që e kanë bërë për të gjitha ato vite sa kanë qenë në pushtet. ASGJË”, ka shkruar Sheremeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit