Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mohuar se ai, Albin Kurti dhe Haki Abazi janë futur në të ashtuquajturën dhomë të përgjimeve në Telekomin e Kosovës.
Sveçka e ka quajtur banale deklaratën e presidentit Hashim Thaçi.
‘’Si është mundur që dikush disponon përgjimet në 20 vitet e fundit. A ekzistojnë këto përgjime në të vërtetë, sepse nëse ekzistojnë është një shkelje e rëndë. A ekzistojnë këto përgjime apo jo? Do të vije padia edhe për presidentin edhe për njerëzit që kanë thënë dicka të tillë. A jemi përgjuar ne në 20 vitet e fundit?’’, ka deklaruar Sveçla në KTV.
‘’Është qesharake të dekarosh dicka të tillë. Deklaratë banale. Si do të ishte e mundshme që 3 ditë radhazi të shkojmë atje. Ne kemi mbrojtje te afërt. Të zëmë që jemi njerëz të kqinj, por a jemi budallenj?”
‘’’E vërtetë që kam qenë në Telekom me kërkesën e kryeshefes së Telekomit për dy arsye: Për krimet e raportuara ekonomike të cilat i kemi adresuar aty ku duhet, dhe probleme me kabllot nëntokësore’’.
Unë kam qenë edhe në dalje të Prishtinës, ku janë veturat në pllac së bashku me drejtorin e Policisë dhe zyrtarë të tjerë për të parë që veturat e konfiskuara të ipen në përdorim të policisë.