7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Situatë shqetësuese në Maqedoni/ 2 viktima dhe 177 raste të reja me COVID-19

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1245 testime, nga të cilat 177 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në Shkup janë regjistruar 105 raste, në Kumanovë-26, në Dibër-1, Shtip-15,Tetovë-13, Strugë-1, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1.

- Advertisement -

Fatkeqësisht, dy pacientë kanë ndërruar jetë pas komplikimeve nga virusi korona. Pacientët ishin nga Shkupi dhe Kumanova.

Gjithashtu, kemi edhe 8 pacientë të shëruar që janë regjistruar në 24 orët e fundit. Pacientët janë nga: Shkup (3), Prilep (1) dhe Veles (4).

Prej fillimit të pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2787 raste me COVID-19, prej të cilëve 1629 janë shëruar, 149 kanë ndërruar jetë dhe për momentin kem 1009 raste aktive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit