5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vazhdojnë deklarata e nxehta mes Malit të Zi edhe Serbisë – Daçiq: Pak e kanë NATO-n le të thërrasin edhe UÇK-në

Rekomandime

Në deklaratën e ministrit të jashtëm malazez Srgjan Darmanoviç se brenda NATO-së ka mekanizma që Mali i Zi mund të shfrytëzoj nëse vlerëson se i rrezikohet siguria, ka reaguar ministri i jashtëm serb Daçiq që ka thënë se “pak e kanë NATO le të thërrasin edhe UÇK dhe muxhahedinet, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se deklarata e Darmanoviç se mund shfrytëzohen mekanizma nga NATO nëse vlerësohet se u rrezikua siguria në Malin e ZI përbën edhe një tregues të qartë sa regjimi malazez ka humbur kompasin e sjelljes ka deklaruar ministri serb Daçiq.

- Advertisement -

Po të thoshte dikush para 30 viteve se Mali i Zi do të kërkoj nga NATO që të sulmoj dhe bombardoj Serbinë, do mendonim se është i humbur në mendje.

Pak e kanë NATO-n le të thërrasin edhe UÇK edhe muxhahedinet , këta janë aleatët historik të popullit malazez” tha ai në deklaratën e shkruar.

Sikur pushteti aktual malazez të ishte në kohën e Njegoshit për te do të thoshin se ai është kriminel lufte edhe hegjemonist serbo-madh.

- Advertisement -

NATO në violina, edhe këtë e pritëm. Mungon edhe brohoritjet në Vraçar.

Çfarë do thoshte mbreti Nikolla Petroviç, zemra jonë serbe do qëndronte edhe këtë, nga NATO te serbët.

- Advertisement -

Thirrni mendjes, asnjë rrezik nuk ju kërcënon nga Serbia por nga vet ju dhe raporti juaj ndaj qytetarëve serb dhe Kishës ortodokse Serbe në Malin e Zi”, tha shefi i diplomacisë serbe dhe Partisë Socialiste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit