Kryeministri Avdullah Hoti sot tha se nuk do, por as nuk mund t’ia delegojë kompetencat e tij për udhëheqje në dialogun me Serbinë presidentit Hashim Thaçi.
Ai u zotua se dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria dhe do të votohet në Kuvend, derisa tha se të gjithë akterët tjerë institucionalë do të bëjnë rolin e tyre kushtetues në këtë drejtim.
“Kryeministri i vendit në bazë të kompetencave kushtetuese do të udhëheqë dialogun.
Nuk mund t’i transferoj kompetencat e mia as te presidenti as te dikush tjetër.
Nuk do të doja e as do të mundja.
Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria dhe do të votohet nga Kuvendi”.