2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

LDK sot është mbledhur për të diskutuar për Vjosa Osmanin – është kërkuar largimi i saj nga partia

Rekomandime

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka mbledhur gjatë ditës së sotme kryetarët e degëve të partisë për të diskutuar për nënkryetaren e partisë, njëherit kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Kjo e fundit ishte kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti dhe nuk e votoi qeverinë që po drejtohet nga Avdullah Hoti i LDK’së.

- Advertisement -

Siç raporton gazeta inFokus, në këtë mbledhje është kërkuar largimi i Osmanit nga partia.

Foto nga takimi

Sipas të njëjtave burime, më të zëshmit për përjashtimin e Osmanit, Haxhi Avdylit e Fatmir Rexhepit ishin Agim Veliu, Ismet Beqiri, Florian Dushi dhe Fadil Gashi.

Ndërkohë, u tha se Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit ‘ishte më i moderuar në këtë çështje’.

- Advertisement -

Për të vendosur për këtë çështje pritet që shpejt të thirret Këshilli i Përgjithshëm.

Nënkryetari i partisë Haki Rugova, pa dhënë shumë detaje, sot nuk e pohoi as mohoi takimin me kryetarët e degëve.

- Advertisement -

Por sipas tij, për përjashtimin e këtyre zyrtarëve të partisë nuk është diskutuar ende.

Ndërkohë Driton Selmanaj tha se nuk ka njohuri për një takim të tillë.

“Unë nuk i kam këto informata. Është krejtësisht çështje partiake. Njerëzit në LDK ia përcaktojnë fatin vetës, nuk ua përcakton udhëheqësja’, tha Selmanaj në emisionin Pressing.

“Janë strukturat e brendshme ato që vendosin”, tha ai.

Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli ishin kundër Qeverisë Hoti, ndërsa Fatmir Rexhepi ka abstenuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit