Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka quajtur edhe një herë të paligjshme qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, e cila u formua si rezultat i koalicionit në mes të LDK’së, AAK’së, Nismës, Listës Serbe dhe minoriteteve jo serbe.
Haxhiu thotë se kjo qeveri nuk e ka mbështetjen e popullit, i cili e votoi Vetëvendosjen si parti të parë më 6 tetor.
“Kjo është qeveri e paligjshme sepse nuk ka mbështetje popullore.
Është krijuar me inicimin e Thaçit dhe mund të quhet qeveri e Hotit dhe Vuçiqit”, tha Haxhiu në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
Haxhiu ka komentuar edhe rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 ditët e fundit në vend dhe mos shpalljen e gjendjes së jashtë zakonshme në vend nga presidenti Hashim Thaçi.
Thaçi gjendje të jashtëzakonshme kishte kërkuar në muajin mars, kur me qeverinë udhëhiqte Kurti.
“Çka i duhet gjendja e jashtëzakonshme Thaçit kur ai e dirigjon në plotni kryeministrin Hoti”, theksoi ai.