8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Paçarizi: Kur Rugova u kidnapua dhe u dërgua në Beograd, Demaçi sillej i lirë në Prishtinë

Rekomandime

Gazetari i njohur Rrahman Paçarizi ka folur për rivalitetin, bashkëpunimin dhe meritat mes ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit Adem Demaçi.

- Advertisement -

Paçarizi në Rubikon foli edhe për dallimin mes këtyre dy personaliteteve që i quajti si më të rëndësishmet që ka pasur vendi, njofton Klan Kosova.

“Kishte një kohë kur këto dy figura të rëndësishme të historisë shqiptare i nisin përplasjet sepse kishte ardhur një kohë e caktuar që nuk mbante më. Kur zotëri Rugova e vazhdonte kursin e tij të politikës paqësore pasive “Rezistencën pasive paqësore” dhe në anën tjetër ishte Demaçi i cili mendonte se duhej shkuar përtej kësaj dhe këtu kishte ndodhë praktikisht përplasja e tyre”.

“Unë mendoj se idetë e Demaçit ishin ide goxha radikale për atë kohë sepse ka pasur kontroversa tek ai në atë kohë qoftë me projektin për “Ballkaninë” që shkaktoi një lloj tërmeti në mendimin politik në Kosovë dhe Shqipëri, qoftë kërkesa e tij për dalje në rrugë për një rezistencë paqësore por aktive – për shembull në një moment kishte propozuar që të dilet në rrugë dhe të merret ndërtesa ku është tani “Radio Kosova” dhe madje ka deklaruar që mund të vriten edhe 20 mijë veta – mirëpo ne e arrijmë qëllimin sepse ka qenë kjo diçka që i është keqpërdorur pastaj si “xhemati shkon pas xhenazes”, tha Paçarizi.

- Advertisement -

Paçarizi i cilësoi Rugovën dhe Demaçin si heronj, viktima dhe si disidentë.

“Mendoj se i hyjmë në hak Demaçit dhe Rugovës nëse e ndjekim një diskurs ideologjik pro njërit ose tjetrit. I shoh edhe Demaçin edhe Rugovën njëkohësisht edhe si heronj edhe si viktima por edhe si disidentë. Kanë qenë heronj për punën që kanë bërë, kanë qenë viktima në raste të caktuara Demaçi është arrestuar herën e fundit pa bërë asgjë – thjeshtë ka qenë një viktimë e sistemit sepse ata kanë dashur të parandalojnë atë sistem ndërsa Rugova ka qenë viktimë në kohën e bombardimeve”.

- Advertisement -

Gazetari po ashtu bëri të ditur se në kohën e bombardimeve kur Rugova u kidnapua dhe u dërgua në Beograd, Demaçi sillej i lirë në Prishtinë.

“Rugova është kidnapuar është rrëmbyer praktikisht dhe është dërguar në Beograd është poshtëruar publikisht dhe Demaçi dilte ecte shlirë – kjo është shumë interesante”.

“Unë atë kohë kam jetuar në Prishtinë, Albin Kurti që ishte zëdhënës i Demaçit arrestohet në lagjen “Bregu i Diellit” ndërkohë që zotëri Demaci shëtiste nëpër Prishtinë. Mirëpo, më vjen mirë që njerëzit nuk e kanë sulmuar Demaçin pse ka shëtitur nëpër Prishtinë” u shpreh Paçarizi.

Paçarizi mes tjerash theksoi se Adem Demaçi ishte cilësuar si Mandela i Evropës e Ibrahim Rugova si Gandi i Ballkanit – e që të dy figurat u bënë simbolika globale.

“E kemi një Adem Demaçi që është cilësuar si Mandela i Evropës dhe e kemi një Ibrahim Rugova që është cilësuar si Gandi i Ballkanit – i kemi dy figura kaq të rëndësishme që janë njëjtësuar me simbolikat globale”.

“Nuk ka marksizëm tek Demaçi e as nuk ka komunizëm tek Rugova – nuk janë këto premisat mbi të cilat janë ndërtuar këto personalitete. Janë pikërisht të kundërta janë disidenca në raport me këto dy parime”, tha Paçarizi.

Ai po ashtu shtoi se Rugova ka pasur një qasje direkte në diplomacinë amerikane dhe evropiane teksa Demaçi nuk ka arritur të ketë qasjen e njëjtë dhe nga këtu del ajo që shihet si mos konsistencë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit