10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Subvensioni 2021”, Policia tregon në detaje se çka u gjet në zyrat dhe shtëpitë e të arrestuarve

Rekomandime

12 zyrtarë të shtetit janë arrestuar dje nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje/dhënie të ryshfetit, pas një aksioni që ka realizuar Policia e Kosovës në tri lokacione.

Përveç arrestimeve, në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar edhe para, vetura, telefona, kompjuterë dhe ar.më.

- Advertisement -

Se çka është gjetur saktësisht gjatë bastisjeve në zyrat dhe vendbanimet e personave që janë arrestuar, ka dhënë detaje Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433 mijë e 160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

“Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit