9.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kur Behgjet Pacolli i kishte bërë konak në jaht Milan Radojçiqit

Rekomandime

Zyra e për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka vënë nën shënjestër rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimlt të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, nark0tikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Në komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone. Njëri prej të sanksionuarve është edhe Milan Radojqiq.

- Advertisement -

Radojqiq është i njohur për një takim në një jaht me politikanin kosovar Behgjet Pacolli. Një foto që kishte qarkulluar në vitin 2017, shfaqte Radojqiqin dhe Pacollin, si dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Fotoja ekskluzive ishte shpërndarë së pari nga mediumi serb, KRIK. Atëbotë, Pacolli ishte kryediplomati i Kosovës.

Sipas shkrimeve, fotoja ishte bërë në Budva të Malit të Zi.

- Advertisement -

Në këtë fotografi, derisa Pacolli është i ulur në tavolinë me Radojqiqin, teksa aty janë edhe dy gra të paidentifikuara.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit