8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rada Trajkovic kërkon që të tërhiqet nga Washingtoni miku i Veselinovicit, Marko Djuric

Rekomandime

Politikania serbe Rada Trajkovic, ka reaguar pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë ardhur sanksione për disa nga krerët e krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Trajkovic ka thënë se Marko Djuric duhet të tërhiqet nga Washingtoni, pas sanksioneve të fundit nga SHBA’të.

- Advertisement -

“Pas njoftimit të sotëm të Departamentit të Drejtësisë së Thesarit dhe në pritje të Samitit për Demokraci, qëndrimi i ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Djuric, është i papranueshëm. Serbia meriton më mirë, një përfaqësim të pacenueshëm etik në Washington D.C”, ka shkruar ajo.

Trajkovic kishte akuzuar Djuricin indirekt, ndërsa Radojcicin direkt për vrasjen e Oliver Ivanovicit, vrasje kjo që është ende e pa zbuluar.

- Advertisement -

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja i ka goditur rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinovicin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

komunikatën e kësaj zyre, ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinovic kontrollë të disa bizneseve në disa rajone.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit