7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pas SHBA-së, edhe presidentja Osmani bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani do të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze.

Bekim Kupina, këshilltar për media nga presidenca, tha për Klankosova.tv se vendimi i Osmanit vjen pas bojkotimit nga ana e shteteve tjera demokratike, si SHBA, Australi dhe Britani e Madhe.

- Advertisement -

“Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin”, ka thënë Bekim Kupina.

“Ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, por se Presidentja e Kosovës do t’i bojktojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin”, shtoi tutje Kupina.

Vendimet për bojkotim nga ana e shteteve të mëdha vijnë pas thirrjeve nga popullatat e tyre, me arsyetimin se autoritetet kineze po vazhdojnë keq-trajtimin ndaj myslimanëve ujgurë, si dhe shtresave tjera të popullsisë.

- Advertisement -

Ndryshe, Osmani mori pjesë në Lojërat Olimpike Verore të mbajtura në Tokio.

Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” nga atletë në disa disiplina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit