14.1 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

‘O Lem nale’: Një tjetër video bëhet hit në internet, ku kosovari frikësohet nga shpejtësia e Mercedes AMG

Rekomandime

Një video tjetër po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet një shqiptarë i cili frikësohet nga shpejtësia e një veture Mercedes-Benz AMG. Ai i bën thirrje shokut të tij ‘Lemit’ që ta ndalojë veturën, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Nuk është hera e parë kur në Facebook publikohen video, ku kosovarët shfaqin frikën e tyre nga shpejtësia e madhe e veturave.

Më herët hit në internet ka qenë një video ku një person i kërkonte shoferit ta ndalte shpejtësinë e veturës. ”O Izet nale”, ishin fjalët që për shumë kohë kanë qenë virale në rrjetet sociale.

Së fundi një video tjetër është bërë hit, veçse tash shoferi e ka emrin Muharrem, derisa shoku i tij e thërret ”Lem”

- Advertisement -

”Nale o Lem”, dëgjohet në video një person duke i thënë shoferit që po voziste me shpejtësi të madhe.

Video është publikuar në ”Marakli t’kerreve” dhe duket se është xhiruar në rrethin e Prizrenit.

- Advertisement -

Më poshtë keni pamjet që janë shpërndarë shumë në internet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit