10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

U përplas me kamionin në tunel, dyshohet se vëllai i deputetes pësoi infarkt

Rekomandime

Dalin pamjet e aksidentit fatal të vëllait të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti në tunelin e Krrabës.

Elton Maçelli udhëtonte me shpejtësi të lartë rreth 140 km/h, ndërsa nuk përjashtohet mundësi që 37-vjeçari të ketë pësuar infarkt ose të ketë qenë në gjumë.

Këto janë çastet e fundit të udhëtimit me automjet të 37-vjeçarit Elton Maçolli.

- Advertisement -

Ai humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, duke u përplasur dhunshëm me një kamion rreth 100 metra në dalje të tunelit nga Tirana për në Elbasan.

Siç duket edhe në videon e siguruar nga ABC News, Maçolli qarkullonte me shpejtësi tepër të lartë.

Specialistët e qarkullimit rrugor pohojnë se 37-vjeçari udhëtonte me mbi 140 km/h duke humbur drejtimin e mjetit tip “Seat”.

- Advertisement -

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që Elton Maçolli të këtë qenë në gjumë, ose të këtë pësuar infarkt pasi i riu nuk kryen asnjë manovrim për të frenuar apo për t’i shpëtuar përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.

Mjeti ishte me benzinë dhe i përshtatur me impiant gazi. Ai ka shpërthyer në flakë, duke u djegur pothuajse plotësisht. Identifikimi i 37-vjeçarit u bë një ditë më pas për shkak të dëmtimeve të mëdha që kishte marrë nga flakët.

- Advertisement -

I riu, është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe punonte si pilot në bazën ajrore të Farkës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit