11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Bashkëfshatarët abuzojnë me 2 motrat me të meta mendore, lindin edhe fëmijë

Rekomandime

Motrat Lindita dhe Dëshira Balliu fshatin Brret të Krujës, të dyja me probleme mendore, janë abuzuar seksualisht nga banorët e zonës, duke sjell në jetë edhe disa fëmijë.

- Advertisement -

Familja e Xhemal Balliut është strehuar në një banesë e braktisur nga një banor vendas. Të katër pjestarët e familjes janë me probleme mendore. Lindita 40 vjeç dhe Dëshira 35 vjeç, kanë lindur disa fëmijë jashtë martese.

Lindita ka lindur 4 fëmijë, vetëm dy nga fëmijët rritet në shoqatën e bamirësie në Krujë. Ndërsa një tjetër i ka vdekur nga zjarri në shtëpi dhe njëri nga një sëmundje. Dëshira ka lindur 3 fëmijë por i kanë vdekur nga pakujdesia.

Për këtë çështje, kanë ndërhyrë edhe drejtuesit e Bashkisë së Krujës disa vite më parë në Ministrinë e Punëve Sociale, por nuk është marrë asnjë veprim për ti larguar nga kjo shtëpi dhe larg këtyre ngjarjeve shokuese.

- Advertisement -

Familja duhej çuar në institucione rehabilituese që merrem me problem të tilla, por neglizhenca e institucioneve kanë lënë këtë familje të jetojë me ndihmën e bashkëfshatarëve. 3 vite më parë, vëllai i motrave ndërroi jetë, por ende nuk dihen shkaqet.

Ndërsa Lindita endet rrugëve, pa e ditur se ku i kalon netët. Disa herë policia e ka kthyer në shtëpi. “Kam ikur nga shtëpia, vijnë i bien derës gjithë natës. Kam dy goca, s’kam burrë.” Ndërsa në banesë, është gjendur vetëm Dëshira, motra më e vogë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit