9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vuçiq akuzon Kosovën për pretendime territoriale ndaj Serbisë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një paraqitje para mediave në Nish ka akuzuar Kosovën se ka pretendime territoriale ndaj vendit të tij. Tërthorazi Vuçiq iu është referuar deklaratave të Presidentit të Kosovës i cili viteve të fundit ka folur për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Vuçiq duke folur për bisedimet Kosovë -Serbi që pritet të fillojnë, Vuçiq ka thënë se Beogradi do të dijë të thotë jo nëse cenohen interesat e Serbisë.

- Advertisement -

Shefi i shtetit serb ka thënë se rezoluta 1244 i ka anët e saj të këqija dhe të mira por sipas tij Serbia nuk ka ndonjë argument më të mirë se kjo rezolutë në bisedime.

Ai ka thënë se Serbia ka ku të kapet në rezolutë, por të njëjtën mundësi sipas tij e kanë edhe kundërshtarët.

„Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, por për ultimatumet e Prishtinës që vijnë cdo ditë se kushti i vetëm është njohja e Kosovës nga Serbia ose dëshirat e tyre tjera dhe pretendimet territoriale, ndaj tyre vetëm mund të buzëqeshni sepse nuk mund të shfaqni arrogancë ndaj vendeve të mëdha të botës“ ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Vuçiq ka thënë se ende nuk ka parë ndonjë zgjidhje për Kosovën dhe se lufta në muajt e ardshëm nuk do të jetë fare e lehtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit