0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lajçak e mbledh ekipin për herë të parë në Bruksel, e bëjnë një gabim në raport me Kosovën

Rekomandime

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbledhur ekipin për herë të parë në Bruksel, dhe menjëherë gabuan në raport me Kosovën.

Në njoftimin e publikuar në Twitter u tha se po diskutojnë për punën e tyre në bisedimet në mes të ‘Beogradit dhe Serbisë’.

- Advertisement -

Ekipi im në Bruksel si i dërguar special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera në Ballkan.

Sot u takuam për herë të parë me të gjithë pjesëtarët.

Diskutuam për punën që na pret në muajt në vazhdim”, shkroi Lajçak.

- Advertisement -

Lajcak e përmirësoi gabimin pak minuta më vonë, pas reagimeve.

- Advertisement -

“Z. Lajçak paq fat me dialogun në mes të Beogradit dhe Serbisë, sepse ai është më i vështirë se dialogu Beograd-Prishtinë”, shkroi analisti Naim Leo Besiri.

Ndërkohë ditëve në vijim në Kosovë pritet të vijë për vizitë Mirosllav Lajçak.

Jo shumë kohë më parë Presidenti Hashim Thaçi ishte shprehur skeptik se do të ulet në një tavolinë me Lajçakun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit