Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Rubikon” sonte ka thënë se nuk e ka ditur se çfarë vendimi do të merr Gjykata Kushtetuese për dekretin.
Thaçi shtoi se nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimin e këtij insititucioni, transmeton IndeksOnline.
“ Nuk e kam ditur vendimin. Nuk kam pasur asnjë ndikim as që kam tentuar të kem ndikim, por relaksimi ka ardhur pasi që kam qenë i bindur në vendimin e Gjykatës”, ka thënë ai.
Thaçi tha se dekreti nuk ka pasur me ndonjë parti të caktuar politike
“Është dallim i vitit 2014, PDK ka qenë parti fituese bindëse e zgjedhjeve. Dekreti nuk ka pasur me ndonjë parti të caktuar politike”, tha ai.
Ai ka marrë shembull edhe një aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, kur partia që ai udhëhiqte në atë kohë, PDK fitoi zgjedhjet, por që iu pamundësua themelimi i qeverisë.