3.1 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Thaçi e quan Qeverinë Hoti ‘qeveri të pakicës shqiptare’

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për shënimin e ditëve të lirisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme ka vizituar pllakën përkujtimore të vendosur në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, për nder të ushtarëve të NATO-s të rënë në Kosovë.

Para gazetarëve Thaçi foli për dialogun me Serbinë, ndërsa Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së e quajti ‘Qeveri të pakicës shqiptare’.

- Advertisement -

“Ne si spektër politik apo institucional duhet të zhvillojmë një proces të ecjes përpara, sa më gjithëpërfshirës, një përfshierje të spektrit politik. Kemi një qeveri të pakicës shqiptare, që duhet të punojë edhe me opozitën dhe në këtë duhet të jemi shumë të kujdeshëm dhe në fund të fundit çështja i takon parlamentit”, tha Thaçi.

Ai tha se nuk mund të flas me ndonjë datë të caktuar se kur do të rifillojë dialogu, por tha se shpreson që në një ardhme të afërt.

Sipas tij, tashmë Serbia nuk e ka asnjë pretekst dhe çdo vonesë do t’i atribuohet atyre.

- Advertisement -

Kurse sa i përket lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë konfiurmar se trupat amerikane në Kosovë do të vazhdojnë të qëndrojnë, Thaçi tha se asnjëherë nuk ka pasë dilemë në mbështetjen e tyre për Kosovën.

“Ne asnjëherë nuk kemi pasur dilema për mbështetjen e ShBA-ve dhe nuk duhet të vijë asnjëherë nga askush. Ashtu siç është e lidhur liria dhe pavarësia, ashtu do të jenë edhe proceset tjera me ShBA-në. Ne do të jemi shumë të përgjegjshëm karshi partnervë tanë edhe në hapat tjerë”.

- Advertisement -

Presidenti Thaçi tha se ka besim në administratën Trump që gjërat do të lëvizin drejt një procesi produktiv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit