Ramiz Lladrovci Shpreh falënderim në emrin tim dhe tërë familjes Lladrovci

0
347

Në këtë ditë plotë dhimbje, me zemër të thyer, e varrosëm Nanën Ki, engjëllin e familjes tonë, në prani të familjarëve, bashkëveprimtarëve, bashkëluftëtarëve e miqve të shumtë.

Shpreh falënderim në emrin tim dhe tërë familjes Lladrovci, për të gjithë ata që na u gjenden pranë në këto orë të dhimbjes së madhe, qoftë në varrim, për ngushëllime apo nëpërmjet mijëra mesazheve ngushëllimi.

Falënderoj të gjithë që në forma të ndryshme iu bashkuan dhimbjes tonë, ju falënderojmë nga zemra, ua kthefshim me të mirë.

Nga sot, Nëna Ki i bashkohet Fehës, Xhevës e Babës Tush, ndërsa neve të gjithëve, na mbetet gropa në zemër me kujtimet më të mira, këshillat e çmueshme dhe mirësinë e pakufishme të cilën na la trashëgim.

Faleminderit Nanë për gjithçka që bëre për Fehën, Xhevën dhe të gjithë neve!