Mohamed Salah tashmë ka fituar statusin e heroit në Liverpool, pasi ka luajtur një pjesë integrale në suksesin e tyre nën drejtimin e Jurgen Kloppit.
Dhe ylli egjiptian e ka forcuar më tej emrin e tij në folklorin Anfield me një gjest prekës, shkruan Indeksonline.
Një postim në mediat sociale thuhet se Salah ishte parë në një pompë derivatesh derisa i kishte veshur uniformën stërvitore të Liverpoolit.
Salahu, thuhet se ka paguar karburantet e të gjithëve që ndodheshin te pika e karburantit ku kishte shkuar për t’u furnizuar.
Ai gjithashtu dhuroi doreza dhe dezinfektues për qytetarët gjatë kësaj kohe të pandemisë.