22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Albin Kurti pranon ftesë për të diskutuar për dialogun me Serbinë, kjo është përgjigja e tij

Rekomandime

Zëdhënëësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se ish kryeministri Albin Kurti ka pranuar një letër ku ftohej të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Sipas Manxhuks, VV nuk I është përgjigjur kësaj ftese dhe nuk do të jenë pjesë e takimeve, pasi sipas tij, qeveria e re është krijuar nga votat e Listës Serbe.

“Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë.

Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit