1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Urimi i ish-senatorit Bob Dole për 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Rekomandime

Ish-senatori amerikan Bob Dole përmes një video-mesazhi ka uruar Kosovën në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Në videon e cila u transmetua sot në seancën solenmne të Kuvendit për Ditën e Çlirimit të Kosovës, Dole ka përgëzuar Kosovën për arritjet si dhe ka dhënë mbështetjen e tij të mëtejme për popullin kosovar.

- Advertisement -

Përshëndetje për të gjithë miqtë e mi në Kosovë.

Më vjen keq që nuk mund të jem sot me ju për Ditën e Lirisë, por dua të them se çfarë arritje të shkëlqyeshme keni arritur të realizoni dhe festoni përvjetorin e 21-të të lirisë.

Jam i lumtur që kam qenë pjesë e saj dhe ta di se kam mundur të ju ndihmoj, por kryesisht kanë qenë njerëzit e vendit tuaj të mrekullueshëm që e kanë bërë këtë të mundur”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Jam këtu për çfaredo nevoje që mund të keni.

Faleminderit për atë që kenë qenë në gjendje të bëni dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka thënë mes tjerash ish-senatori amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit