18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Komandanti i KFOR’it: Misioni nuk ka mbaruar, duhet të mbajmë frymën e paraardhësve tanë

Rekomandime

Komandati i Përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi derisa hyrjen e forcave të NATO-së në Kosovë e ka e cilësuar si eksperditë sfiduese, ndërsa falënderoi të gjitha shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën.

Komandat Risi sot ka kujtuar edhe 200 ushtarët që humbën jetën për paqe në Kosovë, por theksoi se misioni i tyre ende nuk ka mbaruar. Ai tha se do vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar për një Kosovë më të mirë.

- Advertisement -

Siç thashë, ishte një ndërhyrje jashtëzakonisht e kërkuar, trupat jugosllave ishin në tërheqje, por akoma të pranishme, u desh një javë për të përfunduar tërheqjen e ushtrisë kombëtare jugosllave, falë sjelljes profesionale të ushtarëve të KFOR-it vështirësitë u tejkaluan.

Prania e shumë mjeteve të paeksploduara e bënin terrenin shumë të rrezikshëm, ekipet tona të EOD punuan 24 orë për të pastruar shtigjet dhe ndërtesat, trupat e KFOR udhëtuan pa ndalesë për të arritur në zonat përkatëse të përgjegjësisë, dhe në shumicën e rasteve kur ato arritën në destinacionin ata nuk gjetën vend për të qëndruar, vetëm shkatërrim dhe një popullsi e rraskapitur.

Në këtë rast, unë dua të falënderoj jo vetëm zemërgjerësinë, por edhe vizionin e Kombeve kontribuuese, përkundër faktit se shumë vende bartën barrën e një angazhimi të gjatë në Bosnje dhe Hercegovinë, përgjigjja ishte e lodhshme dhe e gjate, udhëheqësit ndërkombëtarë e kuptuan qe ato vlera ishin ne rrezik… misioni nuk ka mbaruar, ne duhet të mbajmë frymën, freskinë dhe entuziazmin e paraardhësve tanë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për një Kosovë më të mirë”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Në 21 vjetorin e ditës së Çlirimit homazhe tek personalitete që kontribuuan në çlirimin e Kosovës bëri edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit