7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shkon në 81 numri i viktimave të vërshimeve në Gjermani, mbi 1.000 të zhdukur

Rekomandime

Transmetuesi publik gjerman, ARD, raportoi të premten se ka shkuar në 81 numri i viktimave të vërshimeve, ndërsa rreth 1.300 njerëz janë ende të zhdukur.

- Advertisement -

Autoritetet lokale në Ahrweiler, në jug të Këlnit, thanë përmes rrjeteve sociale se rreth 1.300 persona janë të zhdukur. Në disa rajone kanë dalë nga sistemi rrjetet e telefonisë moblie, duke ua pamundësuar familjarëve kontaktin me më të afërmit e zhdukur.

Të premten në mëngjes, disa shtëpi u shembën në Erftstadt, afër Këlnit, ndërsa ekipet e shpëtimit po mundoheshin t’u dalin në ndihmë banorëve, të cilët ishin kthyer në shtëpitë e tyre pavarësisht paralajmërimeve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Fshati Schuld është shkatërruar i tëri nga vërshimet (Foto: EPA)

- Advertisement -

Një digë afër kufirit me Belgjikën, “Rurtalsperre”, u përfshi nga vërshimet gjatë natës, ndërsa një tjetër, “Steinbachtalsperre”, është në gjendje të paqëndrueshme.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, tha për revistën “Der Spiegel” se qeveria federale synon të ofrojë përkrahje financiare për rajonet e prekura sa më shpejt që është e mundshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit