7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Nuk peshoni as sa një qime floku e Albin Kurtit kryeministër i Kosovës

Rekomandime

NGA REXHEP TORTE

Albin Kurti është kryeministër në ngjitje e forcim, ndërsa Hashim Thaçi është president në largim pakthim.

Albin Kurti dhe Vetëvendosja janë kthesa dhe shpresa e Kosovës.

- Advertisement -

Udhëheqësit shtetërorë e qeveritarë të Kosovës në 20 vitet e fundit e sollën krimin, vëllavrasjen, vrasjen e gazetarëve, sollën korupsionin, pasurimin e paligjshëm dhe nepotizmin.

Këta udhëheqës shtetërorë e qeveritarë u bënë milionerë, por e katandisën Kosovën, duke ia shuar shpresat rinisë një pjesë e konsiderueshme e së cilës edhe pas lirisë së shumëpritur mori rrugën e mërgimit.

Shumë analistë për tu bërë të afërt me oponentët e Albin Kurtit, po i shesin mend Albin Kurtit gjoja se si na duheshka të sillet, por harrojnë të gjorët se Albin Kurti për nga dituria, mençuria, largapamësia, korektësia dhe transparenca ndodhet jo me hapa por me kilometra përpara tyre.

- Advertisement -

Të gjithë jemi dëshmitarë por edhe e ardhmja do ta vërtetojë, se udhëheqësit e derisotëm të Kosovës dhe ata që u shkojnë pas janë armiq të pashpirtë.

Kosova është shteti i vetëm në botë që në këtë Pandemi të Coronavirusit që e gjunjëzoi dhe e tmerroi tërë botën, duke infektuar miliona njerëz dhe duke shkaktuar dhjetëra mijëra viktima, oponentët politikë të Albin Kurtit të nxitur nga egoja e sëmurë për të ardhur sërish në pushtet, më datë 25 mars 2020 e mblodhën Parlamentin e Kosovës dhe e rrëzuan qeverinë e Albin Kurtit.

- Advertisement -

Deputetët që e votuan rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, të manipuluar dhe instrumentalizuar nga partitë e tyre, e bënë mëkatin më të madh ndaj Kosovës, dhe për këtë kanë mbetur të turpëruar tani, por do të mbesin të turpëruar edhe në histori.

Menjëherë pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit, tani me nguti të madhe po kërkohet edhe themelimi i një qeverie teknike, edhe pse qeveria në detyrë e Albin Kurtit është duke i kryer me devotshmëri detyrat e saj.

Për këtë gjendje të krijuar në popull ekziston thënia “Stambolli digjet e kurvat krihen.”.

Kjo marrëzi zanafillën e ka te presidenti Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, ky i fundit i rasën hundët edhe në politikë.

Qëllimi i udhëheqësve të sipërpërmendur për të eliminuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen nga skena politike, nuk është se mundohen për të mirën e Kosovës, por dëshirojnë ta rimarin pushtetin dhe ta kapin shtetin, sepse u ka hy frika në palcë, nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja, se do ti nxjerrin para drejtësisë për të dhënë llogari për krimet, korrupsionin, pasurimin e paligjshëm dhe nepotizmin në 20 vitet e kaluara për keqqeverisjen e tyre.

Më 9 prill 2020, Kryeministri Albin Kurti deklaroi se:”Sot prioriteti ynë është lufta kundër Coronavirusit. Megjithatë si qeveri jemi në përgaditje e sipër të ekipit politik për dialogun me Serbinë që do të përbëhet nga kryeministri, presidenti, kryeparalamentarja dhe nga një përfaqësues i partive politike në parlament.

I menjëhershëm ishte reagimi i Presidencës, me fjalët se: “Albin Kurti është qeveri në largim dhe se nuk ka kompetenca të themelojë ekip negociator”.

Kjo tregon se Hashim Thaçit nuk i pengonte aspak që në dialogun e deritashëm me Serbinë, shkonte pa konsensus të brendshëm politik të Kosovës, pa platformë për këto bisedime, dhe e tërë kjo i ngjante sikur Kosova të ishte pronë e tij private.

Lavdia dhe nderi i Kosovës janë Ukshin Hoti, Adem Jashari, Adem Demaçi, Fehmi Agani, dhe të gjithë ata që i dhanë shumë Kosovës, por që nuk morrën asgjë prej saj.

Lavdia dhe nderi i Kosovës janë tërë trimat, heronjtë e luftës dhe tërë viktimat, si edhe ata që pësuan dhe u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Turpi i Kosovës janë të gjithë udhëheqësit e Kosovës në 20 vitet e fundit.

Këta udhëheqës të derisotëm e tradhëtuan misionin e tyre, duke shkelur mbi virtytet e luftës, duke marrë shumë prej Kosovës, duke e katandisur Kosovën dhe duke ja thithur gjakun popullit të saj të shumëvuajtur dhe të viktimizuar.

Kjo dëshmohet dhe vërehet në 20 vitet e kaluara të lirisë, kur këta udhëheqës u bënë milionerë të Kosovës.

Këta udhëheqës dhe turpi i Kosovës tani i janë vërsulur Albin Kurtit, liderit më të pastër dhe më të ndershëm të Kosovës në 20 vitet e fundit.

Albin Kurtin e ka bekuar Zoti, Kosova dhe populli.

Populli i Kosovës është sovrani i cili ne zgjedhje me votën e lirë do ta zgjedhë qeverinë e re, dhe jo Hashim Thaçi me skenaret e tij të errëta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit