16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Mori pjesë në takim me Vuçiqin, Kurti tregon se a do të marrë masa ndaj Goran Rakiqit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës ka folur për takimin e sontëm të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq me udhëheqësit e Listës Serbe. Në këtë takim ishte edhe ministri i Qeverisë së tij, Goran Rakiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se do të ishte shpërqëndruese të merren me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, e t’i jepen masa ndëshkuese siç kërkohej për veprimet e tij.

- Advertisement -

Kjo meqë sipas Kurtit, Rakiq, nuk është thelbi i problemit.

Këto deklarata kryeministri i dha sot në Televizionin Publik të Kosovës, kur u pyet për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

”Isha sot në Brezovicë, dhe po e shoh që Dalibor Jevtiq nuk paska qenë në Shtërpcë, por në Beograd”.

- Advertisement -

”Nuk është ai [Goran Rakiq] thelbi i çështjes. Do të ishte shpërqëndruese të merremi me Goran Rakiqin. Ky që ndodhet në anën e djathtë të Vuçiqit”.

Tutje Kurti foli edhe për agresionin rus në Ukrainë, ku tha se Putin dëshiron edhe një konfIikt tjetër.

- Advertisement -

”Kremlini dëshiron edhe një konfIikt tjetër diku. Putin nuk do do të negociojë me Zelenskyn. Ai dëshiron ta vrasë presidentin ukrainas”.

”Është i qartë synimi, por me presidentin Biden nuk ulet dot pa e zgjeruar konfIiktin. Tendencën e ka. Duke parë gjeografinë politike të kontinentit europian, në rrezik është Gjeorgjia, Moldavia e Ballkani Perëndimor. E në BP, janë tri pika, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi”.

”Më 25 nëntor të vitit të kaluar është takimi i fundit që e ka pasur Vuçiq me Putinin. Deri atëherë ata kishin 19 takime”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit