20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Krasniqi i zhgënjyer me LVV’në e Albin Kurtin: Parti e zorit, jo e shpresës

Rekomandime

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, u shpreh i zhgënjyer me Vetëvendosjen e Albin Kurtin e shtoi se kjo situatë duhet të dëshpëroj të gjithë pas dështimit të arritjes së marrëveshjes, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Profesorit Krasniqi vota për VV’në ishte votë e dëshpërimit nga kosovarët e jo e ndryshimit dhe shprehet mjaft i zhgënjyer me ta.

“Të dashur miq, (të të gjitha partive e jopartive)! Vota për LVV nuk ka qenë votë e ndryshimit, po ka qenë votë e dëshpërimit. LVV edhe vetë është parti e dëshpërimit, sepse ka lindur si reaksion ndaj prezencës ndërkombëtare dhe keqqeverisjes nga partitë e tjera shqiptare”.

- Advertisement -

Krasniqi më tej vazhdon të karakterizoj si parti të zorit por nuk e heq mundësinë që ndoshta një ditë të qeverisin mirë por sot nuk e beson kështu shkroi ish anëtari i LDK’së.

“Kush thotë që LVV është parti e shpresës, thjesht gënjen. Është parti e zorit. Ajo mund të bëhet parti e shpresës nëse qeverisë mirë, por sot për sot nuk është parti e shpresës. Vota duhet të lexohet drejt, nëse synohet të gjendet zgjidhje e duhur”.

Ai u shpreh i zhgënjyer edhe nga Kryetari i LVV’së, Albin Kurti dhe e konsideroi mesazhin e tij dëshpërues aspak shpresëdhënës.

- Advertisement -

“Edhe deklarata e sontme e Albinit ishte deklaratë e dëshpërimit, jo e shpresës. Më dëshpëroi edhe mua, sepse dështimi na dëshpëron e na dëmton të gjithëve. Shype, mësoni t’ua thoni sendeve emrat e saktë dhe t’i lexoni mesazhet saktë, nëse doni të dilni nga dëshpërimi!”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit