4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Deputeti egjiptian reagon ndaj sjelljes së avokatit Tomë Gashit: Raciste dhe shumë e ligë, fillim jo i mirë i pushtetit

Rekomandime

Avokati i njohur Tomë Gashi, i cili publikisht e mbështetë Lëvizjen Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, madje shpesh angazhohet nga VV në raste gjyqësore, është incizuar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes derisa po kërkonte lëmoshë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Ndaj këtij veprimi të turpshëm ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit Egjiptian, Veton Berisha, i cili e ka quajtur të pa pranueshëm gjestin e avokatit Tomë Gashi.

- Advertisement -

Ai veprimet e avokatit Gashi po i quan si qyqare. raciste dhe tepër të liga, ai ka thënë fillimi i pushtetit të partisë së avokatit, Vetëvendosje nuk po duket i mirë.

Publikimi i plotë nga Berisha:

I pa pranueshëm gjesti i Tomë Gashit

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i një pjese të madhe të familjeve të varfëra në Kosovë nga komuniteti Egjiptian i dënoj ashpër veprimet e avokatit të mirënjohur njëheritë aktivist i Lëvizjës Vetëvendosje Tomë Gashit ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës.

- Advertisement -

Veprimet e z. Gashi janë veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga.

Tani e pyes z.Gashi si profesionist i së drejtës me shumë përvojë a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njëriu apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit!!??

- Advertisement -

Mos u anko tani në pushtetin z. Gashi tani pushteti jeni ju!!!

Fillimi nuk po duket i mirë!!!..

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit