10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

E konfirmojnë mediat gjermane, tragjedia ndodhi në një famiIje shqiptare – një burrë dhe dy fëmijë u gjetën pa shenja jete

Rekomandime

Kur pati një zhurmë në shtëpinë e bardhë në orën 22:53, fqinjët menjëherë thirrën policinë.

Dhe arsyeja ishte se në familjen shqiptare ka pasur shpesh debate – edhe pse dukej se ishte një martesë e lumtur.

- Advertisement -

Aty arritën gjashtë makina të policisë.

Brenda në shtëpi, oficerët bëjnë një zbulim: Gjejnë dy fëmijë pa shenja jete (13/11) – të ekzekutuar me të shtëna në kokë, shkruajnë mediat gjermane.

Pak metra më tutje ndodhet Flamur R. (44), babai i djemve – i pa jetë.

- Advertisement -

Një mjek i urgjencës përpiqet ta rikthejë në jetë atë, por kot.

Gruaja dhe nëna Advije R. (38) është pIagosur rëndë dhe gjendet në spital – edhe ajo është qëlluar me mjet zjarri.

- Advertisement -

Kryeprokurori Christian Braunwarth thotë: “Gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes”.

Sipas informacioneve të BILD, pritet të vërtetohet në nëse babai ka qëlluar të tjerët dhe më pas edhe veten.

Ndryshe, mediat kishin raportuar se policia gjermane ka gjetur trupat e një burri dhe dy fëmijëve, 11 dhe 13 vjeç, në një shtëpi në një qytet afër Hamburgut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit