7.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vjosa Osmani: Historia nuk do ta na fal nëse ne hapim një kapitull të ri, pa e lexuar faqen e së djeshmes dhe të sotmes

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim para deputetëve, në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke thënë se 21 vite pas ne kujtojmë të kaluarën tonë, dhe përpjekjet e gjata për lirinë e Kosovës.

“Historinë e kemi në krah, Kosova ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në vendet e ish-Jugosllavisë. Ishin 1133 fëmijë, shumë prej tyre foshnje disa javëshe”, tha Osmani para deputetëve

- Advertisement -

Ajo ka falënderuar të gjithë miqtë ndërkombëtar, falë të cilëve sot ne gëzojmë lirinë.

Osmani ka kujtuar të rënët e vendit dhe në mesin e të cilëve ishin edhe 1 mijë e 133 fëmijë, prej të cilëve ishin edhe foshnja disa javëshe.

Kryeparlamentarja Osmani ka theksuar se historia nuk do të na fal nëse ne hapim një kapitull të ri, pa e lexuar faqen e së djeshme dhe të sotmes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit