4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kurti në tubimin e VV’së, kujton çlirimin e Kosovës, përmend edhe SHBA’në

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetvëndosje, Albin Kurti, ka marrë fjalën i fundit në tubimin e partisë së tij për nder për 15-vjetorin e themelimit të LVV’së. Kurti ka folur edhe për 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Kurti fillimisht numëroi të arriturat që, sipas tij, i ka pasur Vetëvendosje në 15 vjetët e ekzistencës së saj, pastaj foli për Ditën e Çlirimit të Kosovës.

- Advertisement -

“15 vjet janë shumë për jetën e një njeriu, por janë pak për të gjithë këto të arritura të Levizjes Vetvëvendosje”.

Kurti kujtoi ndërhyrjen e NATO’s dhe hyrjen e forcave këmbësore në qershor të vitit 1999.

Para 21 vjetve, këmbësoria e NATO’s hyri në Kosovë duke shënuar fundin e luftës dhe çlirimin e Kosovës. Sot e festojmë me gjakun e dëshmorëve, me luftën e UCK’së. Sot e kujtojmë edhe gjenocidin, vrasjen e civilëve dhe zhdukjen e tyre, përdhunimin, dëmtimin e pronës e infrastrukturës”, tha lideri i VV’së.

- Advertisement -

“Sot i jemi mirënjohës NATO’së dhe SHBA’së për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie demokratike”, ka shtuar Kurti.

Pas çlirimit nga okupatori i jashtëm, filloi sundimi nga brenda”, tha Kurti, duke përmendur fillimisht administrimin e UNMIK’ut e më pas kastën politike që mori pushtetin.

- Advertisement -

Duke folur për nismën e VV’së, Kurti kujtoi parullën “Jo negociata, Vetëvendosje”.

Ai kujtoi protestat e LVV’së përgjatë viteve dhe aktivistët, që vdiqën.

“Kanë rrahur e maltretuar shumë prej nesh. Kanë vrarë disa prej nesh, sikurse Mon Balajn e Arbenin në 2007, e Astrit Deharin që e mbyten në burg”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit