2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Evropa rihap kufijtë pas tre muajve kufizim

Rekomandime

Pas tre muajve izolim brenda kufijve kombëtarë, evropianët do të kenë mundësi prej sot të udhëtojnë më lehtë nga një vend në tjetrin, për shkak të rënies së pandemisë së koronavirusit të ri.

Italia e dha sinjalin e saj më 3 qershor duke u rihapur për të gjithë udhëtarët… edhe pse shumica e shteteve vazhdojnë të mbajnë kufizimet me këtë vend që ka qenë një prej vatrave të pandemisë në Evropë.

- Advertisement -

Vend tjetër që po përpiqet të shpëtojë sezonin turistik, Kroacia rihapi kufijtë që prej të enjtes ashtu si Polonia, e aksesueshme për të gjithë qytetarët evropianë duke nisur nga sot.

Shumë vende kanë zgjedhur këto javët e fundit të hapen me fqinjët e tyre para se të zgjerojnë perimetrin e qarkullimit. Gjithashtu, tashmë është i mundur qarkullimi pa kontroll në Evropën Qendrore apo nga një vend baltik në një tjetër.

Belgjika, Franca, Greqia rivendosin sot qarkullimin e lirë me të gjitha vendet e kontinentit. Athina, ekonomia e të cilës varet në pjesën më të madhe nga turizmi, shkon edhe më tej duke ftuar udhëtarët nga disa rajone jashtë BE-së si Australia, Zelanda e Re, Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina.

- Advertisement -

Gjermanët dhe austriakët do të presin deri në mesnatën e së hënës para se të jenë në gjendje të marrin rrugën, hekurudhat ose ajrin drejt pjesës tjetër të Evropës.

Ndër vendet që do të heqin kontrollet e tyre, ose e kanë bërë tashmë, shumë prej tyre si Hungaria, Bullgaria, Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Letonia … vazhdojnë të ruajnë kufizimet për udhëtarët nga destinacionet evropiane ku shkalla e infeksionit konsiderohet ende shumë e lartë.

- Advertisement -

Çdo vend ka përpiluar listën e tij të zonave të rrezikut. Suedia dhe Britania e Madhe përfshihen gjithashtu. Kësaj liste i shtohen shpesh edhe Spanja dhe Portugalia.

Ndonjëherë Holanda, Belgjika, Franca.

Ose udhëtimi drejt ose nga këto destinacione do të jetë i ndaluar, ose do të kërkohet një test i depistimit negativ me COVID-19 ose izolim 14-ditor.

Franca parashikon të aplikojë “reciprocitet” me vendet që kanë vendosur masa kufizuese për shtetasit e saj.

Rumania nuk do të hapë kufijtë për shtetasit jo kombëtarë dhe nuk ka dhënë asnjë datë të saktë.

Portugalia dhe Spanja do të presin datën 1 korrik për të pritur turistët, duke çuar në reciprocitet disa vende, siç është Franca, e cila do të zgjasë kontrollet e saj me këtë fqinj për momentin.

Norvegjia do të rihapë sot kufijtë e saj vetëm me vendet e tjera nordike, me përjashtim të Suedisë.

Danimarka është po aq selektive, duke kufizuar në këtë fazë pritjen e saj për personat që vijnë nga Gjermania, Norvegjia ose Islanda.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit