8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Serbia ia lejon hyrjen, Gërvalla niset për në Luginën e Preshevës

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se i është ndaluar vizita në Luginën e Preshevës, ministres Donika Gërvalal Schwarz.

Por, Gërvalla sot ka bërë të ditur se është nisur për në Luginë të Preshevës.

- Advertisement -

“Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë”, tha Gërvalla.

Ministrja theksoi se vizitën e saj do ta fillojë në Bujanoc, ndërsa gjatë ditës do të qëndrojë edhe në Preshevë.

“Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë.Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Do të zhvillojmë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit