17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rrëfimi Shqiptarit nga Kosova Gent Këpuska, ushtar i kontigjentit amerikan të KFOR-it

Rekomandime

Gent Këpuska kishte shkuar si foshnje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tani është duke shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kampin “Bondsteel” në Kosovë.

- Advertisement -

Genti tregon se gjithë jetën ka folur shqip në shtëpi.

“Nëna ime nuk e ka duruar hiç faktin që mos të kuptoj ose përdorë shqipen, sepse ka dashur që unë dhe motra ime me mirëmbajte ndjenjën që jemi shqiptarë dhe lidhjen me gjuhën e prindërve”, thotë kapiteni i forcave amerikane, Gent Këpuska.

Genti tregon se ka lindur në shkurt 1984 dhe se në nëntor të atij viti babai i tij shkoi në SHBA ku fitoi bursën Fulbright. Nëna priti janarin e vitit tjetër për të shkuar bashkë me Gentin në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Kapiteni i forcave amerikane thotë se nëna i mësoi shumë për historinë shqiptare, që nga koha e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane e deri te periudha jugosllave.

Po ashtu, Gent Këpuska tregon se në kuadër të forcave amerikane në KFOR janë edhe dy ushtarë me origjinë shqiptare.

- Advertisement -

Këpuska tregon se ka shërbyer edhe në Afganistan dhe në Xhibuti.

Ky është rrëfimi i Gent Këpuskës:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit