7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kurti i ashpër me Ramën për “Mini Shengenin”: S’e kuptoj pse kjo nguti, Shqipëria ka mundur të pres edhe pak

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se “Mini Shengeni” ballkanik nuk nis me Serbinë, por me Kosovën e Shqipërinë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se takimi në mes të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit në Novi Sad dhe në Ohër ishin gabim në hapa.

“Një lloj vrapi në Novi Sad dhe në Shkup është gabim në hapa. Nuk nis me Serbinë kjo punë, nis Kosovë- Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkupi zyrtarë e Beogradi në fund. Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara, në flirtim te vazhdueshëm me Moskën e Putinit, nuk mund të ketë prioritet. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit dhe mbledhja në Ohër, ishin gabim në hapa”, ka deklaruar Kurti pas Festivalit Multikulturor të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve transmeton Telegrafi. Kurti ka thënë se nuk e kupton nxitimin që po bëhet për “Mini shengenin” ballkanik, dhe se Shqipëria ka mundur të pres të formohet Qeveria e re e Kosovës.

“Tash Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur Qeveri të denjë në Kosovë për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur e ka qenë i nevojshëm për të gjithë neve. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një Qeveri të denjë e të re shumë vite, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo Qeveri e të bashkëpunojmë siç duam të gjithë ne. Unë nuk kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim në Novi Sad, në Ohër e nesër në Durrës kur jemi në prag të formimit të Qeverisë së Kosovës. Pra nëse kanë pritur shumë vite është dashtë të presin edhe pak javë”, ka pohuar ai.

- Advertisement -

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditë më parë ka kritikuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin për qëndrimet e tij për “Mini shengenin” ballkanik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit