7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve i bën horë këngtarët: Profiterë, matrapazë, a jeni more normal?

Rekomandime

Blerim Syla, kryetari i Sindikatës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar artistët që mbajtën protestë sot, duke e quajtur protestë turpi.

Syla tha që nuk duhet të thuren këngë e vargje për punonjësit shëndetësor, por edhe t’u dilet në ndihmë.

- Advertisement -

More a jemi normal? Sot edhe një protestë e turpit. Profiterë e matrapazë paskan marr guxim edhe shkencën ta interpretojnë.

Në kohën kur komunitetit shëndetësor po i rrezikohet jeta dikush me surle e daulle po e largojka Covidin.

Atëherë e thjeshtë, ne punëtorët shëndetësorë në shtëpi e ju “artista” neper klinika, por mos i harroni edhe politikanët.

- Advertisement -

Turp Turp Turp e besa edhe gjynah duhet me ju ardhë nga punëtorët shëndetësore.

Mos thurni këngë e lavde por ndihmoni’, ka shkruar Syla në postimin e tij.

- Advertisement -

Kujtojmë se sot gjatë ditës estrada të ‘revoltuar’ kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të mbahen dasmat.

Përveç estradës, protestës iu bashkuan edhe pronarët e disa restoranteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit