23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Disa qytetarë nuk po e dinë pse janë vendosur shenjëzimet nëpër rrethrrotullime, shikojeni çka ka bërë ky shofer

Rekomandime

Në rrethrrotullimet në Prishtinë ka filluar vendosja e shenjëzimeve horizontale, për të lehtësuar komunikacionin. Por, jo të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion po i respektojnë ato

Në një video të publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes” në rrjetin social “Twitter”, shihet se një qytetar ka lënë veturën e tij në mes të shenjëzuesve në rrugën “Muharrem Fejza”, duke e bllokuar komunikacionin.

- Advertisement -

Si pasojë e kësaj, vozitësi i një kamioni detyrohet të kalojë mbi shenjëzuesit e vendosur në rrethrrotullim.

Ndërkohë, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot njoftoi për vendosjen e shenjëzuesve në këtë rrugë.

- Advertisement -

“Gjatë vikendit DSHP me ekipet kanë vendosur shenjëzimin horizontal në rrethrrotullimin të Muharrem Fejza për të lehtësuar komunikacionin.

Këtë do ta bëjmë në gjitha rrethrrotullimet ku ka probleme.

- Advertisement -

Te rrethi i flamurit është projekt edhe më i detajshëm me këtë qëllim”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit