10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Muriqi për Kosovën ishte i lënduar, ndërsa sot luajti për Lazion

Rekomandime

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi ka luajtur sot (e shtunë) ndeshjen e parë me Lazion, duke debutuar ndaj ekipit të tyre të rinj nga Primavera.

- Advertisement -

Muriqi është duke munguar tash e sa kohë shkaku i një lëndimi, i cili ia pamundësojë të luajë edhe në ndeshjen e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Offit” në Ligën e Kombeve.

Dardanët u mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1 nga fqinjët, kjo për shkakun edhe të mungesave të shumta dhe kjo bërë që lojtarët e munguar, ndër ta edhe Muriqi, u kritikuan shumë nga tifozët.

Vedat Muriqi me një reagim të gjatë sqaron detajet e mungesës së tij: Ishte e pamundur të vija, kisha shumë probleme fizike
Megjithatë, sulmuesi prizrenas shfrytëzoi rrjetet sociale për të reaguar për mungesën e tij, duke theksuar se ka disa javë që është i lënduar dhe nuk ishte i gatshëm të luante ndaj Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Por, tani, vetëm pas tri ditësh, Muriqi ka luajtur në një miqësore luksi me Lazion ndaj ekipit të të rinjve të klubit apo siç njihen si Primavera.


Është mediumi italian CorrierodelloSport që ka raportuar për miqësoren e organizuar nga trajneri Simone Inzaghi.

- Advertisement -

Kjo miqësore u fitua me rezultat 3-0 nga ekipi i parë, ndërsa golat u shënuan nga Felipe Caicedo, Danilo Cataldi dhe i riu Raul Moro.


Lajmi i publikuar nga CDS

Shenjat pozitive të Lazios sipas CDS

Escalante, Andreas Pereira dhe Luis Alberto nuk morën pjesë në miqësore, pasi të gjithë ishin në pushim.

Marco Parolo përsëri u vendos në mbrojtje me Patric dhe Armini, ndërsa Caicedo u shoqërua në sulm me Muriqin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit